Skip to content

Fitoi betejen me semundjen e keqe, por ‘humbi’ bashkeshorten…Avokati shqiptar PREK me postimin

Saimir Vishaj ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale ku tregon se sot është “De Juro” i divorcuar nga bashkëshortja. Avokati i njohur që arriti të fitonte një betejë të rëndësishme për jetën duke luftuar një sëmundje të rëndë, me sa duket duhet të kalojë një tjetër sprovë.

Postimi i tij është emotiv, ku tregon bashkëjetesën e tij 35-vjeçare me zonjën në fjalë. Dhe në fund e mbyll duke shkruar se sa i vetmuar ndihet.

Lexo gjithashtu:  Atentati i papritur - Vritet brutalisht zyrtari i lartë

Vetmia është gjëja më e rëndë që i ndodh njeriut. Linda nga dy prindër të mrekullueshëm, u bëra baba i denjë i dy djemve me mbiemër Vishaj, por çe do. Sot mamaja e djemve u divorcua nga gjykata e Tiranës duke e përdhosur mbiemrin Ruka dhe duke hequr përfundimisht mbiemrin Vishaj.

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Saimir Vishaj divorcohet

Ja pra kjo është vetmia që kur të zënka një sëmundje, ish gruaja ikën me vrap duke e lënë në vetmi atë që kishte 35 vite që bashkëjetonte. Kur ishim mirë s’kishte vetmi, tashmë vetmia u ul këmbëkryq në shtëpinë time”, shkruan Vishaj në rrjetet sociale.

Lexo gjithashtu:  Kapen ne Shqiperi tre persona me pajisje pergjimi te sofistikuara, dyshohet qe jane spiune te...(FOTO)

Kujtojmë që avokati është ndër më të njohurit në vendin tonë duke spikatur prej vitesh me punën e tij. Ai ka qenë kryetar i Shoqatës së Avokatëve Penal, por pas peripecive me shëndetin ia dorëzoi stafetën Joana Qeleshit.

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Saimir Vishaj divorcohet

Postimi i Vishajt
Published inNews