Skip to content

Eshte gjetur pa jete 39-vjecari

Është gjendur i vdekur 39-vjeçari Avdyl Begaj nga Banja e Malishevës, i cili ishte shpallur i zhdukur që nga data 18 janar i këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se një qytetar ka lajmëruar policinë pasi ka parë viktimën të shtrirë në tokë.

Lexo gjithashtu:  Mos e harroni cfare te beni sot ne oren 12

“Rreth orës 10:00 të ditës së sotme policia është njoftuar nga një qytetar, se në fshatin Siqev, komuna e Klinës,

një person është i shtrirë në fushë dhe dyshohet se është pa shenja jete.

Lexo gjithashtu:  Cudia në qendër të Tiranës, gruaja komplet e zhvshur qëllon makinat dhe iu vihet prapa njerëzve për ti…(video)

Menjëherë policia, ka dalë në vendin e ngjarjes pastaj edhe mjeku kujdestar dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendngjarje janë njësitë kompetente policore”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë.

Lexo gjithashtu:  Java e plote! Mesoni fatin tuaj nga dashuria, parate dhe shendeti
Published inNews