Skip to content

Pak pasi Rama i dërgoi LETËR Trumpit, në telefonin e socialistëve vjen SMS urgjent: Merrni masa, behuni gati te

Pasi kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke konfirmuar gatishmërinë e Shqipërisë për t’u angazhuar në Bordin e Paqes për Gazën, socialistët po përgatiten për procedurat institucionale.

Aderimi i Shqipërisë në këtë bord, pas miratimit nga Këshilli i Ministrave, do të kërkojë edhe ratifikimin në Kuvend. Në respekt të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, pritet që procedura parlamentare të zhvillohet me ritme të përshpejtuara, menjëherë pasi akti të depozitohet nga qeveria.

Lexo gjithashtu:  Zbulohet çfarë që i mori jetën

Burime parlamentare bëjnë me dije se seanca përkatëse mund të mbahet në ditët në vijim. Si rrjedhojë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka njoftuar deputetët socialistë që të marrin masa dhe te behen gati për të qenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, sapo të caktohet data e seancës.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende ne Pogradec, dalin detajet

“Përshëndetje kolegë dhe kolege! Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas miratimit nga Qeveria, do të kërkojë edhe ratifikimin/votimin në Kuvend. Prandaj, ky proces do të realizohet me procedurë të përshpejtuar, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, sapo të vijë nga Këshilli i Ministrave.

Lexo gjithashtu:  Zbulohet emri i këngëtarit që do të marrë pjesë në Big Brother VIP Albania 5

Ndoshta do të kemi nevojë për një seancë në ditët në vijim. Ju lutem, merrni masa paraprakisht për sigurimin e prezencës”, shkruhet në mesazhin e Ballës drejtuar deputetëve socialistë”, mësohet të jetë ky SMS që i ka mbërritur socialistëve në telefonat e tyre.

Published inNews