Skip to content

Ish-deputeti Socialist paralajmeron dite te veshtira per Ballukun

Ish-deputeti socialist, Spartak Braho, thotë se kryeministri Edi Rama duhej ta kishte shkarkuar Belinda Ballukun nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, menjëherë pasi SPAK i komunikoi akuzën për veprën penale “shkelje e barazisë në tenderë” për tunelin e Llogarasë.

Lexo gjithashtu:  DEL VIDEO E PLOTE e Olsi Ramës me Troplinët bashkë me deputetin e PD, reagon menjehere...

“Duhej, duhej ta kishte shkarkuar. E lehtësonte. Duhet kuptuar një gjë. Hiqet imuniteti, s’hiqet imuniteti; merret e pandehur, s’merret e pandehur; ka filluar çështja penale.

Dosja në fund do të shkojë në gjyq. Nuk ka perëndi që i bën derman Ballukut. Do vejë në gjyq, do ta shqyrtojë. Vendimin e fundit, me imunitet, pa imunitet, e jep gjykata që do të shqyrtojë çështjen”,- tha Braho në Report TV.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT - Ngjarje tragjike ne vend, ka viktima

Ish-deputeti scialist deklaroi që ndryshe nga çfarë thuhet në publik, mazhoranca po ndërhyn në punët e drejtësisë. Sipas Brahos këtë e vërteton edhe gjuha e përdorur nga kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u prezantua raporti i ligjvënësve socialustë në Këshillin e Mandateve, për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim heqjen e lirisë.

Lexo gjithashtu:  E rëndë/ Detaje te reja per ngjarjen e rende ne Selanik
Published inNews