Skip to content

Cpo ndodh para Kryeministrise? Nderhyjne me urgjence 100 police, deri tani mesohet se…

Forca të shumta policie janë dislokuar mëngjesin e sotëm në zonën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku prej disa ditësh vijon një protestë qytetare me kërkesë kryesore dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Sipas informacioneve, rreth 100 efektivë kanë ndërhyrë në hapësirën ku protestuesit kishin kaluar edhe netët e fundit, duke larguar qytetarët nga zona dhe duke bërë pastrimin e saj. Gjatë veprimeve, janë sekuestruar edhe disa stola metalikë që ishin përdorur si barriera të improvizuara pranë podiumit ku zhvilloheshin fjalimet.

Lexo gjithashtu:  'Më ftoi në…' - Megi Pojani rrëfen historinë rrenqethese si e ngácmoi pronari i televizionit...

Autoritetet kanë lënë në vend vetëm disa stola të tjerë, ndërsa zona është vendosur nën kontroll policor.

Ndërkohë, organizatorët kanë njoftuar se protesta do të vijojë edhe sot në mbrëmje, duke e cilësuar atë si tubimi i 29-të radhazi kundër qeverisë. Ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve nga e gjithë vendi, duke theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit.

Lexo gjithashtu:  ALARM në aeroport, disa persona sulmojnë udhëtarët, policia rrethon zonën dhe kap njërin prej tyre (PAMJE)
Published inNews