Skip to content

E FUNDIT – Protestat bene te veten, Edi Rama merr vendimin e papritur ne momentin e fundit

Anulimi i pjesëmarrjes së Ramës vjen në një ditë kur protestat kundër qeverisë kanë dominuar zhvillimet politike në vend.

Protestat që pushtuan Tiranën dhe disa qytete të tjera të vendit kanë bërë me dhimbje koke Edi Ramën, të cilin madje e kanë detyruar të ndryshojë edhe axhendën politike. Kreu i qeverisë ka anuluar në minutën e fundit pjesëmarrjen në ceremoninë e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Gjirokastër, një aktivitet i konsideruar me rëndësi simbolike për socialistët.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende ne vend, dyshime per vrasje

Ndonëse përgatitjet për aktivitetin kishin nisur që në orët e para të mëngjesit. Në ambientet ku ishte planifikuar ceremonia ishin vendosur karriget, ishte përgatitur skena dhe ishte organizuar i gjithë dekori për të pritur kryeministrin në orët e pasdites.

Deri tani nuk ka një sqarim zyrtar nga Kryeministria apo Partia Socialiste lidhur me arsyet e mungesës së Ramës në aktivitet.

Anulimi i pjesëmarrjes së Ramës vjen në një ditë kur protestat kundër qeverisë kanë dominuar zhvillimet politike në vend. Tubime dhe protesta janë zhvilluar në Tiranë, Fier, Shkodër dhe qytete të tjera, ndërsa lëvizja qytetare po merr përmasa kombëtare dhe përtej kufijve.

Lexo gjithashtu:  Shpèrthim në një ndèrtesë trekátëshe në Itáli, një i vdèkur, shpètojnë tre pèrsona

Ndërkohë, ceremonia e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Gjirokastër u zhvillua nën drejtimin e ministres Mirela Kumbaro, njëherazi drejtuese politike e qarkut, si dhe të sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi.

Lexo gjithashtu:  Vëllai me dedikim prekës për familjarët që humbën jetën në tragjedinë e Malishevës

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendje është mungesa e jehonës së zakonshme në rrjetet sociale. Deri në orët e mbrëmjes, as kryeministri Edi Rama, as Mirela Kumbaro dhe as Blendi Klosi nuk kishin publikuar foto, video apo mesazhe nga ceremonia e zhvilluar në Gjirokastër, ndryshe nga aktivitetet e tjera politike që zakonisht promovohen gjerësisht në platformat online.

Ndërsa Partia Socialiste festonte 35-vjetorin e saj, vëmendja publike mbeti e përqendruar te protestat.
Published inNews