Skip to content

Vjen lajmi i fundit për policin e plagosur , Edison Adri

Nese te gjithe syte do te jene tek protesta e cila ka hyre ne diten e 9 te saj, vetem pak para protestes dhe vetem pas 5 ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, efektivi i policisë, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit në Lozhan të Maliqit, ku fatkeqësisht humbi jetën edhe kolegu i tij, Enea Mekolli, ka dalë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu:  Nisur nga ngjarjet e djeshme, shkrimi i Sonila Meços për Mimoza Ahmetin që po çmend rrjetin; Ja kush është Moza që askush se dinte

Bëhet me dije se këtë të hënë, Adri është transferuar në pavion dhe gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Në të njëjtin pavion, raportohet se ndodhet edhe autori, Violand Braçellari, i cili po ashtu është jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu:  Tjeter ngjarje e rende ne vend, trupi i një personi gjendet i mbytur

Ndërkohë, raportohet se Braçellari po mbahet në ambiente të veçuara në spitalin e Traumës në kryeqytet dhe nën praninë e forcave të policisë.

Gjatë aksionit të Policisë në Lozhan të Korçës, për kapjen e të shpallurit në kërkim, Violand Braçellari, u vra efektivi i policisë Enea Mekolli, ndërsa Edison Adri mbeti i plagosur rëndë me plumb në nofull.

Lexo gjithashtu:  Befasues sondazhi i fundit i BBVAL

Gjithashtu, edhe 43-vjeçari Braçellari mbeti i plagosur rëndë, pasi u qëllua nga policia.

Published inNews