Skip to content

Dimri që na pret, meteorologia Xhakollari zbulon surprizën e motit: Harrojeni të ftohtin e acartë!

Temperaturat kanë nisur të ulen, ndërsa vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut gjatë muajit tetor.

Meteorologia Rezarta Xhakollari tha në studion e “Takohemi n’Vizion” se pas një vere të nxehtë dhe të tejzgjatur, moti po ndryshon gradualisht, me intervale kthjellimesh dhe reshje.

Sipas saj, nesër priten kthjellime, ndërsa të dielën reshjet do të rikthehen. Fundjava e ardhshme parashikohet të jetë me diell, por temperaturat do të pësojnë sërish rënie.

Lexo gjithashtu:  Günther Fehlinger-Jahn i propozon Ramës të largohet përgjithmonë nga pushteti dhe nga Shqipëria: Prano marrëveshjen e Vjenës! Jep dorëheqjen, tërhiqu

Sa i përket dimrit, Xhakollari parashikon temperatura relativisht të larta dhe reshje shiu të herëpashershme, duke theksuar se nuk pritet një dimër i ftohtë dhe i acartë.

Lexo gjithashtu:  Dorëhiqet disa orë pas emërimit drejtori i Kadastrës në Elbasan, ja kush e zëvendëson

“Temperaturat kanë zbritur. Do të kemi një tetor me reshje. Nesër, pra ditën e shtunë do të ketë kthjellime, ndërsa të dielën do të kemi sërish reshje. Pra le të themi kemi një fundjavë me reshje shiu dhe duket se ka lënë pas atë verën e nxehtë të tejzgjatur. Fundjava që vjen do të jetë me diell, por temperaturat do të bien. Na pret një dimër i ngrohtë me reshje shiu të herëpashershme. Nuk do të përjetojmë atë dimrin e ftohtë e të acartë. Do të kemi vetëm reshje shiu”, tha meteorologia Rezarta Xhakollari.

Lexo gjithashtu:  Familja Isaku hap dyert e mortit, Enesi 16 vjeçar përcillet sot në banesën e fundit, shakaja në lokalin e gjyshit që i humbi jetën (FOTO)

/vizionplus.tv

Published inLAJMI