Skip to content

I FUNDIT – Zarf? Merret vendimi drastik per Mozen ne Ferma VIP (Video)

Pas vendimit të ashpër ndaj Ilir Shaqirit, një tjetër zarf ka tronditur shtëpinë e Ferma VIP, duke sjellë pasoja të rënda për dy nga banoret më të komentuara të këtij edicioni.

Gjatë Prime-t, Arbana Osmani lexoi vendimin e ri të Agait, i cili kishte të bënte me Mimoza Ahmetin dhe Zhakun. Sipas njoftimit, të dyja janë ndëshkuar për shkak të refuzimit të vazhdueshëm për të respektuar detyrat, sfidat dhe rregullat e përcaktuara nga ferma.

Lexo gjithashtu:  Tronditëse/ Tre vajza torturohen dhe vriten LIVE në TikTok

Në zarf u theksua se sfidat dhe detyrat nuk janë zgjedhje personale, por pjesë e detyrueshme e lojës, ndërsa mosrespektimi i tyre cenon frymën e formatit dhe rregullat mbi të cilat funksionon gara.

Për këtë arsye, Agai ka vendosur që Moza dhe Zhaku të dërgohen menjëherë te Fakiri, ku do të qëndrojnë deri të premten nën kushte shumë më të rrepta se më parë.

Lexo gjithashtu:  E vërteta pas videos që po çmend rrjetin (VIDEO)

Por dënimi nuk përfundon këtu.

Gjatë kësaj periudhe, dy banoret nuk do të kenë të drejtë të komunikojnë me asnjë prej fermerëve të tjerë. Kontakti do të lejohet vetëm gjatë sfidave dhe vetëm për çështje që lidhen drejtpërdrejt me to.

Madje, produksioni ka vendosur edhe një rregull të fortë për pjesën tjetër të banorëve: kushdo që tenton të komunikojë me Mozën ose Zhakun gjatë izolimit, rrezikon përjashtimin e menjëhershëm nga Ferma VIP.

Lexo gjithashtu:  I fundit! Policia rrethon qytetin, cpo ndodh?

Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta mes fermerëve dhe publikut, ndërsa mbetet për t’u parë se si do ta përballojnë Moza dhe Zhaku këtë izolim të detyruar në ditët në vijim.

Published inNews