Skip to content

8 korsi dhe me gjelbërim, ministri tregon kur përfundojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës …

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, në segmentin pas Mbikalimit të Kasharit, po vijojnë me ritme të mira, ndërsa në fillim të vitit 2027 aksi pritet të jetë plotësisht i kalueshëm për qytetarët.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi i cili theksoi se punimet po ecin me ritem te shpejtë.

“Kilometrat e parë deri të Mbikalimi i Rinasit janë ndërtuar tashmë. Qytetarët janë të shqetësuar për atë hinkën që krijohet të Mbikalimi i Rinasit. Fatmirësisht punimet janë duke ecur mjaft mirë. Kontrata që në ne kemi në zbatim kalon Mbaikalimin e Kasharit, dhe në fillim të vitit 2027 do të kemi një aks të kaluëshëm për të gjithë qytetarët. Ajo çfarë është më e rëndësishmja për këtë autostradë Tiranë-Durrës, që është edhe aksi kombëtar me transportin më të zgjeruar, ne në projket-buxhetin afatmesëm 2027-2029, kemi parashikuar financimin e plotë të këtij aksi. Ne shkojmë deri në Durrës, aty ku mbaron edhe projekti Ura e Dajlanit”, tha Karakaçi.

Lexo gjithashtu:  “Një nga protestuesit ka vdekur para 10 minutash”/ Ministria e Shëndetësisë reagon

Shpejtësia e lejuar do të jetë 140 km/h, nga 90 që është aktualisht. Në segmente të caktuara të autostradës, shpejtësia e lejuar është edhe më e ulët.

Lexo gjithashtu:  A do të jetë Shqipëria anëtare e BE-së në 2029? Ambasadorja e BE-së: S’kam arsye për të dyshuar! Është sfidë, por mendoj se mund ta arrini

Zgjerimi i Tiranë-Durrës do ti kushtojë buxhetit të shtetit plot 298.8 milionë euro, ndërsa paralelisht do të punohet dhe për rehabilitimin e plotë të rrugës dytësore Tiranë-Ndroq-Plepa, që mund të shërbej si alternative nëse autostrada Tiranë-Durrës bëhet me pagesë.

Lexo gjithashtu:  Një burrë në Shkodër pëson fund tragjik e të dhimbshëm, policia jep arsyen zyrtare
Published inLAJMI