Skip to content

E fundit! Gjykata e Larte urdheron arrestimin e milionerit te njohur shqiptar, e frikshme cfare ka bere (FOTO)

Gjykata e Lartë Federale në Brazil ka lëshuar një urdhër arresti për biznesmenin shqiptar Ervin Mata, i cili kërkohet nga SPAK për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Sipas CNN Brasil, vendimi për ndalimin e tij është marrë më 23 shtator nga gjyqtari Alexandre de Moraes, pas kërkesës zyrtare të qeverisë shqiptare për ekstradim.

Gjyqtari ka theksuar se arrestimi është i nevojshëm për të mundësuar procedurën e ekstradimit dhe për të garantuar dorëzimin efektiv të Matës tek autoritetet shqiptare. Urdhër-arresti, megjithëse i firmosur që më 11 mars, është publikuar vetëm më 23 shtator dhe është bërë menjëherë i ditur për Ministrinë e Drejtësisë, Interpolin dhe përfaqësinë diplomatike shqiptare në Brazil.

Lexo gjithashtu:  Zbardhen hetimet - Biznesmeni në Tiranë u ekzekutua për 30 mijë Euro, ja porositësit

CNN Brasil bën të ditur se çështja po trajtohet në mënyrë konfidenciale nga Gjykata Federale Supreme dhe deri më tani, Ervin Mata nuk është ndaluar nga autoritetet braziliane. Ai dyshohet se ndodhet ende në territorin e Brazilit dhe kërkimi për të vazhdon.

Ervin Luan Mata është akuzuar nga SPAK si një nga liderët e trafikut ndërkombëtar të kokainës, me lidhje me rrjete që funksionojnë në Amerikën Latine dhe vende të BE-së, si Gjermania. Komunikime të zbuluara nga dosjet hetimore tregojnë se ai diskutonte çmimet për lëndë narkotike (“vëlla unë e shes me 35”) dhe pohonte se në një rast iu kapën “244 copë” në aeroportin e Frankfurtit.

Lexo gjithashtu:  E trishtë! Shuhet personaliteti i shquar shqiptar

Përveç aktivitetit në trafikun e drogës, mediat e kanë lidhur Matën me projekte ndërtimi dhe pasuri të paluajtshme në Shqipëri, për të cilat pretendohet se janë financuar nga aktivitetet kriminale. Në shteg të këtyre akuzave, ai është përmendur gjithashtu në konfrontime publike me figura të tjera kriminale shqiptare, si Ervis Martinaj, ku akuzat reciproke kanë bërë jehonë në mediat vendase.

Lexo gjithashtu:  Rama ben propozimin e pazakonte per ju qe doni te martoheni apo divorcoheni

Gjithashtu Elvana Gjata është përmendur në përgjime si person që Ervin Mata e përdorte për të transportuar para, ndërsa SPAK po heton lidhjet e saj me këtë çështje. SHISH ka raportuar se Mata është futur ilegalisht në Shqipëri në një periudhë kur ishte në kërkim, dhe ka qenë aktiv në zona të ndryshme si Tiranë, Durrës e Vlorë.

Published inNews 2