Me mamanë në gjendje të rëndë! Egla Ceno trondit serish ndaj ndaj Saimir Kodres: Ta dine mire gjite shqiptaret qe…

E ftuar me anë të një videocall-i në “Goca dhe Gra” ishte fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno. Gjatë intervistës së saj, ajo u ndal dhe te gjendja shëndetësore e të ëmës, e cila ka kaluar një ishemi në tru dhe ndodhet e paralizuar, jashtë rrezikut për jetën.
“Në fakt tmerri i kësaj interviste është mami. Mamin nuk e kam në shtëpi, është në Poliçan me një kujdestare. Jam munduar që mos ta ngarkoj me këtë çështje, por tashmë ajo do ketë parë lajme e tituj për këtë gjë. Do më marrë në telefon. Ajo është e paralizuar, nuk e ka marrë veten. U bënë tre muaj që ka pësuar një ishemi në tru. Është jashtë rrezikut për jetën. Do ja dalim dhe ajo është e fortë”, u shpreh Egla Ceno.
Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore Egla Cenon për shpifje ndaj emrit të Saimir Kodrës. Në një komunikim këtë mbrëmje ne “Goca dhe Gra” në Top Channel, Egla Ceno u shpreh se nuk e komenton vendimin e Gjykatës dhe se do të presë zbardhjen e vendimit.
