Skip to content

Eksperti i kriminalistikes Karamuco leshon bomben! Pritet arrestimi i nje deputeti. Ja cfare kane zbuluar hetimet

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në një intervistë për një emision televiziv ka zbuluar se pritet të arrestohet një deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Karamuço theksoi se SPAK po heton në lidhje me një bllok shënimesh ku janë të shkruajtura me detaje ndarjet e parave të korrupsionit.

Sipas ekspertit, një zonjë e ka çuar në SPAK këtë bllok me “vlerë” dhe pritet që së shpejti të merren masa konkrete.

Lexo gjithashtu:  Gjykata kerkoi pezullimin e mentores se saj, shperthen Zegjine Caushi, por i ndodh ajo qe nuk priste

Ervin Karamuço nuk dha detaje për emrin e deputetit apo se cilës parti politike i përket ligjvënësi. Sipas tij, në atë bllok shënimesh flitet për shifra të mëdha parash të ngurtësuara në disa prej banesave në rrethinat e Tiranës.

“Di që së fundmi ka një hetim që po zhvillohet dhe mund të ketë masa konkrete ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.

Lexo gjithashtu:  "Prindi 1, Prindi 2...' Erdogan i shpall 'lufte' LGBTQ, arsyeja do ju trondite

Na është zbuluar një bllok. Në këtë bllok janë vënë re shënime ku ky deputet ka vënë persona të tjerë që mbajnë shënim si do ndahen paratë e korrupsionit të ngurtësuara në disa prej banesave në rrethinat e Tiranës.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rëndë në vend, ka humbje jete

Këtë banesë e ka filani por është për llogari timen. Një zonjë e nderuar e ka çuar në SPAK bllokun. Kanë filluar hetimet dhe pritet shumë shpejt të ketë masa konkrete ndaj këtij deputeti. Nuk mund të them as emër dhe as kujt partie politike i përket.”-tha Karamuço.

Published inNews 2