Skip to content

Deputeti Brace kandidon i vetem per Bashkine e Tiranes, ndizen ‘gj*krat’ ne PS

Menjëherë pas mbledhjes së Asamblesë Socialiste të mbledhur nga kreu i kësaj partie, Edi Rama, ka nisur mbledhja e asamblesë së PS njësia 5, ku i deleguar ka qenë Taulant Balla i shoqëruar nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe. Kjo mbledhje ka nisur me tensione dhe pakënaqësi nga anëtarët e kësaj njësie.

Nga burimet brenda mbledhjes mësohet se Erion Braçe ka ngritur një sërë problematikash duke ngritur zërin për emërimet e fundit të Edi Ramës, të cilat kanë ardhur nga radhët e PD. Emërimi i fundit i Dash Sulës është evidentuar si dalje nga linja socialiste, ndërkohë që PS ka kontribuues me vlera të qarta intelektuale dhe aktivistë partie të vendosur.

Lexo gjithashtu:  Tragjedi e rëndë, vritet një person (Dalin detajet)

Braçe ka ngritur zërin ndaj Taulant Ballës dhe kryetares së njësisë 5, Anila Shehu, të cilën e ka akuzuar për punësime nepotike si në rastin e vëllait të saj në postin e drejtorit të hipotekës.

Lexo gjithashtu:  Sri Lanka shpall çdo të mërkurë pushim zyrtar për të kursyer karburantin

Sipas burimeve brenda mbledhjes, socialistët kanë miratuar deklaratat e Braçes, duke manifestuar pakënaqësi ndaj qeverisjes së Ramës, e cila është bërë arrogante ndaj bazës socialiste.

Lexo gjithashtu:  HOROSKOPI I SË MËRKURËS/ Kujdes, do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, që rrezikon të kthehet agresiv

Në përfundim të debatit, Erion Braçe i ka deklaruar Taulant Ballës se ai do të kontribuojë si socialist, por në zgjedhjet e ardhshme të Tiranës do të kandidojë si i pavarur për postin e kryetarit të Bashkisë, duke treguar se në PS ka marrë fund koha e nënshtrimit ndaj qeverisjes autokratike të kryesocialistit Rama.

Published inNews