Skip to content

TRAGJIKE! Ishin duke festuar, 24 persona helmohen nga gazi, mes tyre 17 fëmijë

Shtatëmbëdhjetë fëmijë dhe shtatë të rritur u helmuan nga monoksidi i karbonit gjatë një feste fetare në Gjenova, Itali, pas përdorimit të një ngrohësi me defekt.

Fëmijët më të vegjël, nga tre muajsh deri në 12 vjeç, ishin të parët që shfaqën simptoma, ndërsa më pas edhe të rriturit ndjenë shqetësime shëndetësore.

Lexo gjithashtu:  Çfarë ndodhi?/ “Vëllai i madh” largon menjëherë Landin nga shtëpia

Fëmijët u dërguan në Spitalin Gaslini, ku disa morën terapi me oksigjen. Spitali njoftoi se gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme dhe jeta e tyre nuk rrezikohet.

Lexo gjithashtu:  BE reagon urgjent per sulmet ne Iran, A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

Të rriturit u shtruan në Spitalin San Martino për trajtim të helmimit nga monoksidi i karbonit.

Autoritetet lokale kanë nisur hetime për të përcaktuar shkakun e defektit të ngrohësit dhe për të verifikuar nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë.

Lexo gjithashtu:  Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka shkaktuar probleme në disa qytete
Published inNews