Skip to content

Nuk dinë të lexojnë”, gazetari Foni Ilia

Gazetari dhe psikologu, Foni Ilia, i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën u shpreh që politikanët që shkojnë së samite, gjuha e trupit të tyre është për t’u qarë hallin.

Ilia u shpreh se vetëm një politikan ka shkuar tek ai që të marrë mësime për gjuhën e trupit. Sipas tij, ai mësoi se si të ndërronte kostumin, me çfarë ngjyre.

Lexo gjithashtu:  “Shkoni në protestë”, Ambasada e ShBA-ve inkurajon qytetarët: Jo dhunë!

“Gjuhët e huaja janë një armë e fuqishme. Por sa e pasur është ajo gjuhë, tjetër histori. Në samite shikojmë dhe gjuhën e trupin që është për të qarë hallin. Të mënyra se si vendosin këmbën. Janë gjëra të thjeshta, por njerëzit nuk janë budallenj, na shikojnë se si qëndrojmë, me sa gëzim dhe me hidhërim e themi një gjë. Vetëm një politikan ka ardhur për të marrë mësime për gjuhën e trupit. Mësoi të ndërronte konsumin, me këtë ngjyrë, erdhi për të mësuar”, tha gazetari.

Lexo gjithashtu:  Momentet E FUNDIT të “Çilo Hunderrit”: Sa kishte dalë nga kafja, autorët iu vunë pas për 3 km

I pyetur se sa shpejt u përmirësua, psikologu u përgjigj:

“Ai kishte dëshirë, aq sa mundej. Janë gjëra që vijnë me ngadalësi”.

Sipas tij, ka edhe nga ata që nuk dinë të lexojnë.

Lexo gjithashtu:  Tozaj bën deklaratën e fortë për Eni Vasilin

“Ua kanë dhënë të shkruar, nuk dinë ku qëndron presja dhe pika, e ju më flisni për gjuhë të huaja”, përfundoi Foni Ilia.

Published inLAJMI