Skip to content

Aksident tragjik, ndërron jetë burri që lëvizte me biçikletë, plagoset dhe një këmbësore

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Berat–Dimal, në fshatin Moravë, ku një 63-vjeçar që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 10:15, automjeti që drejtohej nga shtetasi J. D. është përfshirë në një aksident me K. S., 63 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Lexo gjithashtu:  ANTITERRORI vihet në lëvizje pas protestave të dhunshme: IDENTIFIKOHEN qytetarët që bënin thirrje

Gjatë aksidentit është dëmtuar edhe një këmbësore, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe. Ajo është transportuar në spital dhe, sipas policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Ndryshon pensioni për gratë! Dalin rregullat e reja

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij.

Lexo gjithashtu:  Vila 800 mijë euroshe në Palasë, nga Igli Tare te Lorela Reçi, si u ndoqën punimet dhe kush komunikonte me ndërtuesit! Zbardhen e-mail-et
Published inLAJMI