Skip to content

Shpërthimi “hodhi në tokë” pallatin, 12 familje strehohen në konviktet e Elbasanit, TRAGJEDIA e familjes Berisha: 82-vjeçaren e zunë poshtë shkallët dhe vdiq (E PLOTË)

Rrënoja, objekte të djegura, mure të shembura, 10 persona të asfiksuar dhe një viktimë është gjithçka që la pas shpërthimi i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në pallatin pesë katësh në Elbasan.

Siç kemi raportuar dhe ne gjatë pasdites së sotme, disa kate të pallatit janë shembur mbi njëri-tjetrin, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Për shkak të flakëve që përfshinë sot pallatin, ndërtesa u bë e pabanueshme, duke lënë në qiell të hapur dhjetëra familje.

Viktima e shpërthimit të rëndë mësohet se është 82-vjeçarja Hatixhe Berisha, siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme.

Shpërthimi “hodhi në tokë” pallatin, 12 familje

Burime për mediat bëjnë me dije se e moshuara jetonte në shtëpi me djalin dhe familjen e tij. Djali i saj, sapo ka dëgjuar zhurmën, ka hyrë në shtëpi duke marrë fillimisht fëmijët e mitur dhe të shoqen. Pasi u rikthye për të shpëtuar nënën, shkalla e pallatit u shemb duke e zënë poshtë atë.

Lexo gjithashtu:  Rama reagon me shpejtësi për LAJMIN E HIDHUR

Ndërkaq një nga banorët e pallatit, ka rrëfyer momentet dramatike që përjetoi së bashku me familjen e tij, pasi një pjesë e mirë e ndërtesës u shemb duke i bllokuar atij daljen nga pallati.

I tmerruar nga situata që përjetoi gjatë ditës së sotme, banori shprehet se në momentin e shpërthimit dera e ballkonit e goditi në kokë, dëgjonte të birin që kërkonte ndihmë, pa pasur mundësi të shkonte pranë tij.

“Më ra dera e ballkonit në kokë. Dëgjova tim bir të bërtiste ‘O ba, të lutem më ndihmo!’ dhe të mos kishe mundësi ta ndihmoje. U hodha nga kati i dytë. Nuk di asgjë çfarë ka ndodhur, sepse të gjithë në atë moment shihnin punën e vet. Vetëm di që dola në ballkon dhe thirra ‘Merrni zjarrfikësit’”, ka rrëfyer ai.

Lexo gjithashtu:  Shqiponjat dhe RENEA do të shkrihen! Policët do të përgjigjen

Djali i tij arriti të shpëtonte falë ndërhyrjes së bashkëshortes së tij, e cila mundi të hapte derën e bllokuar.

“Shpërthimi ka qenë shumë i fortë. Soleta ra mbi katin tonë, zuri derën dhe nuk dilja dot të nxirrja djalin. Fatmirësisht erdhi gruaja, hapi derën dhe doli djali”, është shprehur ai.

Lexo gjithashtu:  Monika Lubonja rikthehet në mënyrën më të çuditshme pas skandalit me Adi Hilën (VIDEO)

Po ashtu mësohet se 12 nga 15 familje banonin në pallatin që u shemb sot janë strehuar në një konvikt. Ndërsa tre prej tyre, prej vitesh jetonin në emigrim.

Dyshime e para të shpërthimit të fortë që hodhi në tokë pallati pesë katësh në Elbasan janë se ngjarja ndodhi nga shpërthimi i dy bombolave të gazit. Ndërkaq bëhet me dije se po vijojnë kërkimet për gjetjen e një 69-vjeçari që rezulton i humbur prej orëshm, e dyshohet se ka ngelur nën rrënoja.

Published inLAJMI