Skip to content

Trondit ish deputeti i PS! 3 deputetë do arrèstohen, SPAK ka pritur deri tani per ta

Një paralajmërim i fortë vjen nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili shprehet se së paku tre politikanë të njohur nga të dyja kampet politike do te bien ne pranga nga Prokuroria e Posaçme. SPAK do të bëjë publike akuzat ndaj tyre.

“Mbi tre politikanë priten te arrestohen, pasi do t’u komunikohet akuzë majtas, djathtas, pra të dyja anët.

Lexo gjithashtu:  Qarkorja e re ashpërson rregullat për emigrantët , eksperti: Mijëra shqiptarë rrezikojnë lejen e qëndrimit në Greqi nëse…

Unë nuk i di emrat, se po t’i dija do t’i thoja emrat. Nuk i di emrat, po shikoj afatet e dosjeve, pasi e kam ndjekur pak a shumë punën e SPAK. Po mbarojnë afatet e disa dosjeve për disa politikanë të cilët janë në përfundim të hetimeve dhe do të komunikohet akuzë.

Lexo gjithashtu:  Arben Llangozi ‘plas te forten’: Dy zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kapen duke bërë marredhenie ngjitur me zyren e Ministrit

Nuk po shikoj filxhanin e Monikës, por është bindje, pasi di që një, dy, tre, katër politikanë janë nën hetim, janë paraqitur disa herë pranë Prokurorisë së Posaçme dhe afati dyvjeçar,

Lexo gjithashtu:  Shuhet këngëtari dhe kompozitori shqiptar

trevjeçar i përfundimit të hetimeve ka ardhur dhe do të komunikohet akuzë, pasi janë njerëz të cilët kanë ardhur me opinga të lidhura me tel bakri dhe sot lëvizin Range Rover dhe marrin lekë 200.000 euro rrugëve të Tiranës”, u shpreh Halit Valteri.

Published inNews