Skip to content

A kèrcènohet Shqipëria nga lùftat ne Iran-Izrael? Meçollari: Ja rrèziku i madh qe kèmi ne

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku ka diskutuar për sigurinë e Shqipërisë dhe mundësitë e kërcënimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme dhe nga aktorët ndërkombëtarë si Irani dhe Izraeli.

Sipas Meçollarit, Shqipëria nuk është e kërcënuar nga lufta mes Iranit dhe Izraelit, përveç mundësisë së një luftë kibernetike nga Irani.

Ai theksoi se, megjithëse ekziston një opozitë iraniane në Shqipëri, e përfaqësuar nga muxhahedinët, kjo nuk paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e vendit.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT! Ndryshim DRASTIK i Motit! Pritet qe te filloje qe neser ne mengjes

“Shqipëria nuk është e kërcënuar nga Irani, paavrësisht se kemi opozitën iraniane në Shqipëri nga muxhahedinët që në fakt përbën një problem midis dy vendeve,

që mund të krijojë problem nga pikpamja e luftës kibernetike, por kjo nuk do të thotë që do të jetë problem me sigurinë e vendit. Shqipëria është e sigurtë nga pikpamja e luftës Izrael-Iran. Kjo është një pikë qetësuese”, tha ai.

Lexo gjithashtu:  Trump e thote hapur se kë do deshironte që ta zëvendësonte liderin iranian

Në lidhje me kërcënimin më të mundshëm për rajonin, Meçollari theksoi se Rusia përbën një rrezik më të madh. Lidhur me këtë, ai vë rëndësinë se kërcënimi nga Rusia do të varet nga rezultati i luftës në Ukrainë.

Lexo gjithashtu:  U VENDOS! Vjen lajmi i mire, 15 mijë lekë bonus për … ! Përfitojnë rreth 148 mijë qytetarë

“Më shumë duhet t’i frikësohemi Rusisë për impaktin në rajon, nisur nga një kërcënim perspektiv. Kërcënimi i Rusisë do të varet nga rezultati i luftës në Ukrainë. Nëse Ukraina fiton,

Shqipëria dhe vendet e tjera nuk janë të kërcënuara. Kërcënimi i Shqipërisë nga Rusia është pjesë e kërcënimit të të gjitha vendeve europiane. Nuk është kërcënim individual”, shpjegoi Meçollari.

Published inNews