Skip to content

Ish-ministri paralajmëron kaos në Kosovë: Rrezikojmë të mbetemi edhe pa President

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për situatën aktuale politike në vend, duke paralajmëruar për një krizë të thellë institucionale dhe rrezik për destabilizim të rendit politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj tha se Kosova po hyn në një fazë të rrezikshme, ku institucionet shtetërore po paralizohen njëra pas tjetrës.

Lexo gjithashtu:  Shqîptárët spò e gjèjnë dot akòma! Cháti flet tròç: Ja kùsh do jètë fîtuèsi i Bîg Bròther sîpas Intèlîgjèncës Artîficîale

“Nëse dikush ka menduar se rënia në kaos nuk ndodh menjëherë, e ka pasur gabim. Vitin e kaluar e mbyllëm pa një Kuvend me funksion të plotë dhe pa një Qeveri me mandat demokratik. Pas dy javësh rrezikojmë të mbetemi edhe pa një President legjitim”, shkroi ai.

Lexo gjithashtu:  Si bëhej s*ksi nga femrat në diktaturë? Monika Lubonja TR*NDIT: Trupi i femres ishte vetem per

Sipas Hoxhajt, periudha kur pas zgjedhjeve institucionet ndërtoheshin shpejt tashmë i përket së kaluarës. Ai paralajmëroi se vendi po rrezikon të kalojë nga një shtet me rend institucional në një situatë të paqëndrueshme politike.

Ish-kryediplomati kritikoi gjithashtu mënyrën se si po menaxhohet situata politike në Kosovë, duke theksuar se interesat shtetërore po vendosen pas interesave personale dhe kalkulimeve politike.

Lexo gjithashtu:  “Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe gruaja e tij DH*NOJNË nënën 80 vjeçare, arsyeja e tmerrshme pse e bejne (DEBATI)

“Në një moment kur bota përballet me sfida të mëdha që përcaktojnë fatin e kombeve, qeveria e Kosovës po luan me shtetin, duke sakrifikuar interesin kombëtar për ego të vogla politike”, u shpreh Hoxhaj.

Published inNews