Skip to content

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Lexo gjithashtu:  Paralajmërimi i Ramës dhe për emigrantët: Pas anëtarësimit në BE do

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkaqeve të përplasjes. Gjithashtu, po merren masa për disiplinimin e trafikut në këtë aks rrugor.

Lexo gjithashtu:  Gruaja më e vjetër në botë? Nënë Qamilen 117-vjeçare merr lajmin e madh nga Edi Rama, nga sot ajo do përfitojë diçka të madhe

Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë mund të kenë ndikuar në shkaktimin e aksidentit. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Lexo gjithashtu:  “Studentët mbështesin idenë e krijimit të një lëvizjeje politike të të rinjve”. 20-vjeçarja: Tani s’ka më fjalë,
Published inLAJMI