Skip to content

E BUJSHME, Samir Mane ne hetim nga SPAK, ben levizjen e papritur ne mes te Gjermanise, hedh miliona euro per…

Grupi BALFIN i drejtuar nga sipërmarrësi Samir Mane, njofton se ka blerë ish-ndërtesën “Hertie-Haus”, një objekt ikonik prej 26,000 m² në zemër të Mynihut, pikërisht pranë “München Hauptbahnhof” – një prej stacioneve hekurudhore më të frekuentuara në Evropë.

Lajmin emocionues e jep vetë Samir Mane, i cili zbulon dhe vizionin për të krijuar ndërtesën tregtare historike të kategorisë “Class A” më të mirën në botë.

Lexo gjithashtu:  Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga nafta, çmimi ulet me 32 lekë në pompë

“Plani ynë është ta rinovojmë plotësisht pronën dhe t’i rikthejmë jetën, duke ruajtur njëkohësisht karakterin historik që e bën atë kaq të veçantë”, shkruan ai.

“Mynihu është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike të Gjermanisë dhe selia e më shumë kompanive të listuara në indeksin DAX sesa çdo qytet tjetër gjerman”, thekson sipërmarrësi Samir Mane.

Lexo gjithashtu:  meteorologia bën parashikimin e motit për javën

Kreu i Grupit BALFIN thotë se Mynihu është vendi ku historia e pasur takohet me një komunitet të gjallë sipërmarrësish inovativë, dhe ata janë krenarë që bëhen pjesë e kapitullit të tij të ardhshëm.

Lexo gjithashtu:  “Oohhh çka i ke bo, me çka e ke rritë?” – Tjetër vipi i del video

“Mezi pres të bëj edhe shumë vizita të tjera në këtë qytet të mrekullueshëm. Tani, më në fund, kam justifikimin e përsosur për të marrë pjesë në Oktoberfest”, përmbyll Samir Mane, teksa jep lajmin emocionues.

 

Published inLAJMI