Skip to content

Tr*gjedi e rënd: Gjendet trupi i paj*të i një vajze 20-vjeçare

Tragjedi në Zlatibor, gjendet e pajetë një vajzë rreth 20-vjeçare, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Zlatibor të Serbisë, ku është gjetur trupi i pajetë i një vajze të re, rreth 20 vjeçe.

Sipas raportimeve të mediave serbe, trupi i saj është gjetur pranë një ndërtese në zonën qendrore të Zlatiborit. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende zyrtarisht i ditur, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një shtetase ruse.

Lexo gjithashtu:  Tre ngjarje te renda trnditin Shqiperine

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ekipet e forenzikës dhe prokurori kujdestar, të cilët kanë nisur këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.

Lexo gjithashtu:  Rama shkon të vizitojë “KAYO-n”, por pritet me protesta: Një kërkesë kanë qytetarët, jep dorëheqjen

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Prokuroria në Užice për agjencinë RINA, ende nuk dihet nëse vajza ka rënë apo është hedhur nga tarraca, apo nëse bëhet fjalë për një vrasje.

Ndërkohë, disa media serbe kanë raportuar për dyshime se në ngjarje mund të jetë përfshirë një shtetas rus, i cili pretendohet se është larguar nga vendi i ngjarjes. Këto informacione nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Lexo gjithashtu:  Tensione te Zogu i Zi

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa priten detaje të tjera pas përfundimit të këqyrjes së vendngjarjes.

Published inLAJMI