Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku një 22-vjeçar është goditur nga rryma elektrike teksa po vendoste një banderolë. olicia bën me dije se i riu ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur shtetasi A. S., 22 vjeç.
Ai është goditur nga rryma elektrike, gjatë vendosjes së një banderole, në një ndërtesë. 22-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
