Skip to content

Labi me fjalë të rënda për Elijonën! Kur ke qenë 13 vjeçare, nëna të ka…(VIDEO)

Në Big Brother VIP Kosova 4, mbrëmja e së premtes solli një përplasje të fortë mes Labinot Rexhës dhe Elijonës, teksa banorët po përgatiteshin për gjumë në dhomën e fjetjes.

Debati nisi pas disa provokimeve, të cilat Labi duket se nuk i përballoi dot. Ai u kthye ashpër ndaj Elijonës, duke i thënë: “Ti po viktimizohesh pse të ka vdekur nëna.” Koment që tronditi banorët, pasi prekte një ngjarje tragjike që ajo kishte ndarë më herët.

Lexo gjithashtu:  Párátë po vèrshòjnë për 4 shènja zòdîakalè – Shîko nèse je në lîstèn e fátlùmëve që bèjnè kèrcîmîn fînancîar

Elijona kishte treguar se nëna dhe motra e saj kishin humbur jetën në një aksident teksa udhëtonin nga Gjermania në Kosovë — një histori që kishte prekur publikun.

Labi nuk u ndal aty, duke e goditur sërish me një tjetër koment të rëndë: “Po të ishe e mirë, nuk do ishe larguar nga familja. Në moshën 13-vjeçare je larguar nga shtëpia”.

Lexo gjithashtu:  Media e madhe amerikane shkruan per Florian Binajn, e pabesueshme ajo qe ka zbuluar per te

Kjo lidhet me periudhën kur Elijona, sipas raportimeve, ka jetuar për pesë vite nën kujdesin e shtetit gjerman, larg familjes së saj.

Labi ka thënë se nuk është aspak pishman që i tha Elijonës se është duke u viktimizuar me historinë e saj për “vdekjen e nënës”.

I pyetur nga Londrimi nëse e ka ndërgjegjen e pastër, Labi u përgjigj se nuk është ndier kurrë më mirë.

Lexo gjithashtu:  Mbledhja me sherr me Edi Ramën, ish-ministri rrëfen prapaskenat: Ndryshimi që nuk votova solli...

“Kurrë më mirë s’jam ni. Patjetër. Kur dikush më çon prej gjumit në ora katër”, i tha Labinoti Londrimit.

“Jerëm nuk është mirë me u çu se nuk e di se çka fol”, tha Londrimi, i cili shtoi se Labi me e vetëdije të plotë e ke ofenduar një 18 vjeçare.

Published inNews