Skip to content

Aksident tragjik/ Humbin jetën 4 persona pasi makina përfundoi në flakë, detajet e para

Një aksident tragjik me pasoja të rënda ka ndodhur në qarkoren Radishan–Prishtinë–Mirkovcë, ku katër persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture të tipit BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.

Lexo gjithashtu:  Irani merr vendim për Ngushticën e Hurmuzit

Sipas informacioneve të deritanishme, goditja ka qenë jashtëzakonisht e fortë, duke bërë që vetura BMW të shpërthejë menjëherë në flakë.

Katër personat që ndodheshin brenda automjetit nuk kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa makina është djegur pothuajse tërësisht.

Lexo gjithashtu:  E rende, burri gjendet i vde kur në shtëpi

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, edhe kamioni ka dalë jashtë rrugës.

Deri më tani nuk ka informacione të plota për gjendjen e shoferit të kamionit apo për identitetin e viktimave.

Lexo gjithashtu:  Gazetari publikon bisedat, Arbana Osmani e k*rcënon me jetë? (FOTO)

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore, zjarrfikës dhe ekipe emergjente, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie të rëndë rrugore

Published inNews