Skip to content

KONFIRMOHET! Nis rrugëtimin e tij sonte te “Ferma Vip”, aktori Elvis Pupa

Mbrëmjen e sotme pritet të nisë edicioni i radhës i reality show “Ferma Vip”, ndërsa pak orë para startit të këtij programi është zbuluar se aktori i njohur, Elvis Pupa do jetë pjesë e tij.

Pjesëmarrja e tij është konfirmuar nga veta aktori Pupa, i cili në podcastin “Zë me Mirën” zbuloi se partnerja e tij u bë shtysa që të merrte pjesë në këtë reality show.

Lexo gjithashtu:  Përmbytjet “gjunjëzojnë” Shqipërinë, reagon BE

“Mendjen për t’u futur te ‘Ferma VIP’ ma mbushi Belina. Herën e parë në Big Brother VIP, ika se 16 vjet me gruan. Thashë të rri 2 muaj në qetësi. Do ti që i pëlqeu kjo qetësi asaj, tha futu dhe te ‘Ferma’” u Elvis Pupa me nota humori.

Kujtojmë se ky mbetet rrugëtimi i dytë i Elvis Pupës në një reality show. Në 2023, që përkon me edicionin e dytë të “Big Brother Vip Albania”, Elvis Pupa ishte një nga banorët e këtij formati televiziv ne te cilin beeri buje te madhe se bashku me Luiz Ejllin.

Lexo gjithashtu:  Pamje tronditëse! Kozaku dhunohet brenda makinës (Video)

Hyrja e aktorit në këtë reality show “premton” shumë. Ai njihet për sensin e humorit dhe energjinë e tij pozitive, ndaj pritet që t’i japë një tjetër dinamikë “Fermës”.

Lexo gjithashtu:  Nga 12 tetori rregulla të reja të hyrje-daljeve në BE, policia del me njoftimin urgjent! Nuk do te kete me...

Pak ditë më parë u zbuluan dhe opinionistët e këtij reality show, në mesin e të cilëve janë emra goxha të njohur për shqiptarët. Më kokretisht bëhet fjalë Einxhel Shkirën, Armina Mevlanin dhe Ermal Mamaqin.

Ndërsa prej javësh ka qenë zbuluar se “ferma” do të jetë nën drejtimin e moderatores të mirënjohur, Arbana Osmani.

Published inNews