Skip to content

Kristi Lamaj ZBULON rolin që do të ketë në një emision të ri

Diten e djeshme, Kristi lamaj ka hyre ne shtepine e Big Brother si pjese e sfides se Vellait te madh dhe me emocionet qe ka krijuar ka ‘ndezur’ shtepine per shume banore me te cilet eshte ndare i permalluar.

“Marrëdhënia” e Kristi Lamajt nuk përfundoi bashkë me garën e tij në Big Brother Vip Albania. Kjo pasi ish-banori i reality show-t, ka folur së fundi për planet dhe projektet e reja pas daljes nga shtëpia e BBVA.

Lexo gjithashtu:  Lajm i mirë nga Qeveria Rama për pensionistët/ Duke nisur nga

Ai ka treguar për herë të parë se është bërë pjesë e një projekti të Fondacionit Dritan Hoxha, në bashkëpunim me Top Channel. Kristi u shpreh në një intervistë të dhënë në Top Story, se emisioni në fjalë ka në fokus të rinjtë dhe se ai do të ketë rolin e një opinionisti dhe moderator.

Lexo gjithashtu:  Tha se ka zero komunikim, por pas pamjes se mjere te Metes, Monika Kryemadhi trondit me deklaraten

Teksa shtoi se ky kapitull për të është sa i ri aq edhe sfidues.

“Unë, direkt sapo zbrita nga muri, Ledia Liku më mori dhe më tha për një projekt shumë të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për një projekt nga Fondacioni Dritan Hoxha dhe Top Channel. Një emision ku në qendër ka rininë.

Unë do të kem rolin e opinionistit dhe pak edhe të moderimit. Do të kemi rininë në fokus për të përcaktuar vlerat edhe angazhimin në art, në fusha të ndryshme të artit.

Lexo gjithashtu:  E frikshme! Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë trondit token, ja ku ishte epiqendra

Do të kemi të ftuar personadhe të njohur artistë të njohur por edhe artistë të rinj, në thelb është rinia. Jam shumë i nderuar i privilegjuar dhe është një sfidë dhe kapitull i ri për mua”, u shpreh këngëtari.

Published inNews