Skip to content

Kur humb respektin për veten, mos ia kërko popullit”, Kreshnik Spahiu për Eli Farën: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar publikisht sot në lidhje me publikimin e videove të saj intime në rrjetet sociale. Në një postim në “Instagram”, ajo shkruante se nuk ndihet e turpëruar, ashtu duhet të ndihen ata që shpërndanë dhe publikuan ato pamje.

Këngëtarja shprehet gjithashtu se asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim. Ajo e mbyll postimin duke thënë se do të marrë kohën që i duhet dhe do të vazhdojë përpara, me dinjitet dhe me kokën lart.

Lexo gjithashtu:  Ky vend më ngjan si një bërdello gjigante

Lidhur me këtë reagim të Eli Farës ka bërë një koment Kreshnik Spahiu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se këngëtarja ka 99 për qind të drejtë që të gjithë duhet të respektojnë lirinë e saj.

Spahiu shton se ishte e tmerrshme që mbrojtja që Fara i bëri në polici të alibisë së atij që e filmoi dhe i shkatërroi fytyrën e ndërtuar për 60 vjet.

Lexo gjithashtu:  U bë viral gjatë protestës, zbulohet kuptimi i gjesteve të të riut që hutoi gazetaren

“Eli Fara ka 99% të drejtë që të gjithë duhet të respektojnë lirinë e saj. 1% ishte e tmerrshme mbrojtja që ajo bëri në polici të alibisë së atij që e filmoi dhe i shkatërroi fytyrën e ndërtuar për 60 vjet.

Lexo gjithashtu:  Gjenden probleme të mëdha tek Liqeni Artificial, ja cka ndodhur qe prej 2015

Duke e mbrojtur alibinë, u bë bashkëpunëtore. Kaq.

Kur humb respektin për veten, mos ia kërko popullit. Deri dje isha me 15 gra viktima. Sot jam me 14. Uroj që të tjerat të tregojnë në jetë se duan veten si gra më shumë se tutorin dhe dhunuesin e tyre”, shkruan Kreshnik Spahiu në postimin e tij në rrjetet sociale.

 

Published inLAJMI