Skip to content

Gjenden probleme të mëdha tek Liqeni Artificial, ja cka ndodhur qe prej 2015

Tufa peshqish të ngordhur janë shfaqur në sipërfaqen e Liqenit Artificial të Tiranës duke rikthyer vëmendjen te gjendja e tij mjedisore. Pas kësaj situate qëndron një problem më i gjerë, i lidhur me ndotjen e ujit, shkarkimet e ujërave të patrajtuara dhe mungesën e masave konkrete nga institucionet përgjegjëse. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë një auditim ku ka gjetur se ka shkarkime ujërash të ndotur që nuk i janë nënshtruar trajtimit. Siç raporton Top Channel, në raportin e KLSH-së, në ujë është konstatuar lulëzimi i cianobakterit “Microcystis aeruginosa” që mund të çlirojë toksina gjatë shpërbërjes së qelizave.

Lexo gjithashtu:  “Dy javë dhunë ndaj të rinjve dhe asnjë polic i arrestuar” Belind Këlliçi i kërkon llogari Prokurorisë së Tiranës: Çfarë pret Arenc Çela?

“Dukuria e ngordhjes së peshqve në mënyrë masive dhe dalja e tyre në sipërfaqe për shkak të mungesës së oksigjenit e konfirmon gjendjen e degraduar”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Në mungesë të një rrjeti kanalizimesh brenda territorit të parkut, disa prej subjekteve përdorin zgjidhje individuale, si gropat septike, të cilat, sipas raportit, nuk monitorohen nga institucionet shtetërore.

Lexo gjithashtu:  Kur humb respektin për veten, mos ia kërko popullit”, Kreshnik Spahiu për Eli Farën: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

KLSH evidenton gjithashtu se Bashkia e Tiranës nuk ka hartuar një plan menaxhimi për liqenin, që të përcaktojë përgjegjësitë dhe bashkëpunimin mes institucioneve vendore e qendrore. Sipas auditimit, ky plan do të duhej të garantonte zhvillimin e qëndrueshëm të zonës dhe identifikimin e ndalimin e shkarkimeve të ujërave të ndotura që përfundojnë në liqen.

Problematika shtrihet edhe te monitorimi mjedisor. Edhe pse Liqeni Artificial i Tiranës është pjesë e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit, KLSH konstaton se Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk ka kryer monitorime vjetore për të gjatë periudhës 2021–2024, madje as në vitet e mëparshme, të paktën që nga viti 2015.

Lexo gjithashtu:  Aksident tragjik, ndërron jetë burri që lëvizte me biçikletë, plagoset dhe një këmbësore

Mungesa e bashkëpunimit mes institucioneve dhe mosmarrja e masave konkrete kanë penguar, sipas auditimit, zgjidhjen e problemit. Ndërkohë, shfaqja e peshqve të ngordhur në sipërfaqe rikthen shqetësimin për gjendjen e liqenit dhe pasojat që ndotja mund të ketë për mjedisin dhe qytetarët.

Published inLAJMI