Skip to content

“Po me ndjekin këta të …” – Rrëmbehet në Kombinat “i forti” i Vlorës, ishte me ish-banoren e BBV

Detaje të reja, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, po qarkullojnë në media lidhur me fatin e Inez Hajrullës, i njohur si “Ini i Çones”, një prej personave më të kërkuar në vend, ku ka dyshime të forta se mund të jetë rrëmbyer. Ai pretendohet se është rrëmbyer në zonën e Kombinatit në Tiranë nga persona të maskuar, të cilët mbanin jelekë të ngjashëm me ata të përdorur nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Sipas raportimeve, Hajrulla ishte nisur nga Vlora drejt kryeqytetit për të takuar një mik. Gjatë komunikimeve telefonike për të lënë orën dhe vendin e takimit, ai dyshohet se ka shprehur shqetësimin se po ndiqej nga persona që mendonte se i përkisnin BKH-së dhe se mund të arrestohej në kuadër të hetimeve të SPAK-ut.

Lexo gjithashtu:  Ngjarja e rëndë në Kamëz/ Vrau dy vëllezërit me armën e shërbimit dhe plagosi rëndë të tretin, publikohet fotoja e autorit

Takimi me mikun e tij raportohet se ishte parashikuar rreth orës 13:00, me shumë gjasë në zonën e Selitës. Por, para këtij takimi, Hajrulla dyshohet se është takuar me një vajzë në Kombinat. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një ish-banore të “Big Brother VIP Albania”, identiteti i së cilës nuk është bërë publik.

Lexo gjithashtu:  Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Ramën

Deri më tani nuk ka të dhëna të konfirmuara që të tregojnë nëse takimi me vajzën ka pasur lidhje me zhdukjen e pretenduar apo nëse ajo ka qenë në dijeni të ndonjë plani të mundshëm. Për këtë arsye, rrethanat e takimit mbeten të paqarta.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Po vjen fortuna dhe përmbytje, Agjencia e Mbrojtjes Civile jep njoftimin urgjent për shqiptarët

Ndërkohë, raportimet mediatike ngrenë pikëpyetje edhe për një tjetër episod të ndodhur të mërkurën. Sipas tyre, policia ka kryer kontrolle në një hotel në zonën e Vaqarrit, pas një telefonate anonime ku pretendohej se Hajrulla ndodhej në një nga dhomat e tij. Megjithatë, deri në këtë moment, nuk ka një konfirmim zyrtar për vendndodhjen e Inez Hajrullës, ndërsa rrethanat e zhdukjes së tij të pretenduar dhe pistat e mundshme mbeten të paqarta.

Published inLAJMI