Skip to content

Ngjarje e rende aksident rrugor ne vend!

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën kombëtare Korçë–Ersekë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, ndërsa nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona. Fatmirësisht, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Lexo gjithashtu:  Brikena mbushet në lot per kete banor te Dhoma e Rrëfimit: Si mundet qe ai

Menjëherë pas aksidentit, të lënduarit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Kolonjës dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor Korçë, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve.

Lexo gjithashtu:  Rrèzohet avíoni prívat me tetë pèrsona në bord

Ndërkohë, policia u bën apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor, duke respektuar rregullat e qarkullimit për të shmangur ngjarje të ngjashme.

Lexo gjithashtu:  E degjuat? Merrni masa per neser, meteorologia befason me parashikimin e motit
Published inNews