Skip to content

Deklarata e fundit e Mirit drejtuar Selines

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania situatat dhe tensionet vijojnë të mbajnë gjallë dinamikën e lojës, duke sjellë momente të papritura dhe emocionale.

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh mori një vendim surprizë, duke lejuar banorët e izoluar në dhomën e njohur si “Akuariumi” të rikthehen përkohësisht në shtëpinë e madhe, bashkë me banorët e tjerë. Megjithatë, ky rikthim u shoqërua me një kusht të prerë: banorët e “Akuariumit” lejoheshin të komunikonin vetëm mes tyre dhe jo me pjesën tjetër të shtëpisë. Në rast shkeljeje të rregullit, ata do të riktheheshin menjëherë në izolim.

Lexo gjithashtu:  “Hajdeni se po na digjen fëmijët brenda”, Karamuço zbulon telefonatën e

Gjatë mbrëmjes, Kristi dhe Miri ndodheshin të shtrirë në krevatin ku flenë Selin dhe Miri.

Për shkak të rregullit që e ndalonte të fliste drejtpërdrejt me Selin, Miri u detyrua t’i përcillte ndjenjat e tij përmes Kristit, duke e kthyer situatën në një komunikim indirekt.

Lexo gjithashtu:  Belinda Balluku plas ”B*MBËN” e MADHE! Në Llogara veprova me porosi të Edi Ramës, mesazhet me…

O Kristi, unë po vdes të të përqafoj! Nuk e di si po e mbaj veten, por është një gjë që ssss… vdiqa,” u shpreh Miri, duke përdorur Kristi si “ndërmjetës” për mesazhin e tij.

Lexo gjithashtu:  Gjinekologia e njohur shtang me deklaratën

Mesazhi duket se u kuptua menjëherë nga Selini, e cila iu afrua Kristit dhe e përqafoi, në një gjest simbolik që u interpretua si përgjigje ndaj ndjenjave të Mirit dhe si shenjë se mesazhi kishte mbërritur tek ajo.

Published inNews