Skip to content

Ja si paraqitet situata në 5 qarqe të vendit

Reshjet e dendura orëve të fundit kanë shkaktuar një situatë problematike në disa zona të vendit.

Më problematike paraqitet situata në Lezhë (105 mm reshje) dhe Shkodër, ku ka banesa të përmbytura.

Në jug, rënia e inerteve ka bllokuar pjesërisht rrugët nacionale. Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë për të menaxhuar nivelet e ujit.

Qarku Shkodër

Lexo gjithashtu:  “Nuk munden te frenojne ne kohe...” E Frikshme ne autostraden shqiptare, sapo ndodhi ngjarja e rende! Thuhet se..

Reshje intensive shiu. Përmbytje banesash i mbi 15 familjeve në Malësi të Madhe; dëmtime infrastrukturore në Kamicë.

Nivelet e lumenjve Buna dhe Drin mbeten nën kuotat e rrezikut. Rekomandohet qarkullim me kujdes në akset Bogë-Theth dhe Hani i Hotit-Vermosh.

Qarku Gjirokastër

Reshje shiu dhe erëra të forta në gjithë qarkun. Probleme në aksin Tepelenë-Gjirokastër për shkak të rënies së inerteve; qarkullim me një kalim.

Lexo gjithashtu:  SKANDALOZE/ Zaçe Islami përmbys gjithçka: Thaçi ka vr’arë shqiptarë! Zbulon sekretin per Vilen 31 ne Tirane! Reagimi i fortë për Kurtin

Qarku Vlorë

Reshje shiu me intensitet të ulët dhe erëra. Probleme të përkohshme me energjinë elektrike në bashkinë Finiq dhe disa zona periferike të Vlorës. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe situata hidrike janë normale.

Qarku Kukës

Reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin. Akset nacionale janë të qarkullueshme.

Lexo gjithashtu:  Godasin përmbytjet e frikshme, dhjetëra viktima

Qarku Lezhë

Reshje intensive shiu (deri në 105 mm në 24 orë). Përmbytje të banesave, tokave bujqësore dhe ob- orreve të shkollave në disa bashki.

Lumi Drin në zona me kuoten me kritike ne vend, pranë nivelit të rrezikut të lartë. Hidrovorët në punë me kapacitet maksimal; ndë- rhyrje në terren nga strukturat e emergjencës.

Published inNews