Skip to content

Ne e thamë por nuk na besuat! Ajola Xoxa shtátzanë me binjakë! Ja si ia arriti ‘qëllimit’

Sipas raportimeve të publikuara nga JOQ Albania, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, mësohet të jetë shtatzënë me binjakë. Po sipas të njëjtave burime, Xoxa thuhet se ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë, e cila dyshohet të jetë realizuar përmes metodës së fertilizimit in vitro (IVF), pas disa përpjekjeve të mëparshme të parealizuara me sukses.

Lexo gjithashtu:  E rende ne vend, Zjarr i përmasave të mëdha pranë Sahatit, ja cfare po ndodh ne qender te ...

Ndërkohë, Erion Veliaj vijon të qëndrojë në paraburgimin e Durrësit, pasi rifitoi postin e kryebashkiakut pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Situata e tij aktuale ka shtuar edhe më shumë vëmendjen e publikut ndaj jetës private të çiftit.

Lexo gjithashtu:  Irani i jep Shah Mat presidentit amerikan Donald Trump

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj janë tashmë prindër të një djali të vogël, Kajan, ndërsa, sipas burimeve të JOQ, pritet që familja e tyre të zgjerohet me dy fëmijë të tjerë.

Pavarësisht se informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht, lajmi është përhapur me ritme të shpejta në rrjetet sociale, shoqëruar me komente të shumta dhe urime nga publiku.

Lexo gjithashtu:  E TMERRSHME! Përdori faktin që ka qenë në Big Brother, ish-banori vjedh dhe ‘rrjep’ bizneseve shuma të frikshme

Në rast se lajmi rezulton i vërtetë, kjo do të ishte një ngjarje e gëzueshme për çiftin Veliaj–Xoxa.

Urime çiftit!

Published inNews