Skip to content

E FUNDIT/ Mbytja e te miturit ne pishine, ne pranga biznesmeni i njohur, bashkeshorti i nenkryetares se Bashkise se…

Është vënë në pranga pronari i pishinës GLOW, biznesmeni Ermal Koko, bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko.

Pronari i pishinës është arrestuar në flagrancë nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Mbi Ermal Kokon rëndon vepra penale e “Shkeljes së rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Lexo gjithashtu:  Këto katër shenja do të përjetojnë një periudhë fati

Mësohet se veprimet janë asistuar nga prokurorja e gatshme, Blerina Musabelli.

Mëngjesin e sotëm, në orën 10:00, Arbër Peçi, 15 vjeç, humbi jetën në pishinë./Top Channel

Lexo gjithashtu:  A kèrcènohet Shqipëria nga lùftat ne Iran-Izrael? Meçollari: Ja rrèziku i madh qe kèmi ne
Published inNews