Skip to content

Një detaj shumë i rëndësishëm u harrua nga produksioni pas shpalljes së fituesit të BBVA 5

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 5” u mbyllën me triumfin e Selinës.

Pas një përballjeje të fundit të mbushur me emocione përballë Mirit, ajo arriti të rrëmbejë çmimin e madh, duke u kurorëzuar kështu fituesja e këtij edicioni të gjatë dhe plot dinamika.

Megjithatë, mes festës dhe lotëve të gëzimit, një detaj shumë i rëndësishëm duket se u “harrua” nga produksioni, duke mos i shpëtuar aspak syrit të mprehtë të publikut.

Lexo gjithashtu:  E vendosur për në orën 10:00, shtyhet për 24 ore mbledhja e kabinetit qeveritar

Bëhet fjalë pikërisht për ritualin historik të fikjes së dritave të shtëpisë.

Siç jemi mësuar të shohim në thuajse çdo edicion të kaluar të këtij formati, shpallja e fituesit pasohet gjithmonë nga një akt simbolik dhe thellësisht emocional: fituesi mbetet i fundit brenda, shtyp një buton dhe fik përfundimisht dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Lexo gjithashtu:  Lajm i keq! Hiqet bonusi i fundvitit për pensionistët, Malaj: Nuk mundemi sepse

Ky detaj ka qenë historikisht një “vulë” që shënon mbylljen zyrtare të dyerve dhe fundin e një rrugëtimi disamujor.

Këtë herë, për habinë e të gjithëve, ky moment nuk u realizua. Mungesa e kësaj tradite ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët kanë theksuar se e prisnin këtë skenë të veçantë.

Lexo gjithashtu:  Lajmi i minutës së fundit/ Nisin konfliktet mes shteteteve te fuqishme. Sapo ndodhi

Për shumë prej tyre, fikja e dritave nga vetë fituesja do të ishte mbyllja perfekte dhe “qershia mbi tortë” për këtë sezon televiziv!

Published inNews