Skip to content

Ditë e Zezë! Vdes këngëtari i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta këngëtari i njohur kosovar, Ejup Rexha, një prej zërave të dalluar të muzikës së mirëfilltë shqipe.

Rexha e nisi karrierën artistike në Ansamblin „Ramiz Sadiku“, për të vazhduar më pas në Ansamblin „Minatori i Ri“. Gjatë rrugëtimit të tij muzikor realizoi disa albume me këngë kryesisht popullore, të cilat u pritën me interes të madh nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende kete te diel

Ai ishte pjesëmarrës në festivalin „Akordet e Kosovës“ dhe në turne të ndryshme muzikore nëpër botë, ku prezantoi këngën shqipe. Gjatë karrierës pati rastin të ndajë skenën me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Lexo gjithashtu:  “Dera e BE-së e hapur”/ Rama jep LAJMIN E BUKUR: Shqipëria, brenda vitit…

Ejup Rexha ishte i martuar dhe baba i katër djemve. Ai jetonte dhe vepronte në Londër.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje për muzikën popullore shqipe, ndërsa këngët dhe interpretimet e tij do të mbeten pjesë e kujtesës së publikut.

Lexo gjithashtu:  Dimri që na pret, meteorologia Xhakollari zbulon surprizën e motit: Harrojeni të ftohtin e acartë!
Published inLAJMI