Skip to content

Nuk imagjinohej! Lajm i fundit! Jep doreheqjen kryetari i Partise Demokratike!

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Lajmin e dha vetë ai përmes një konference të jashtëzakonshme për media pasditen e së mërkurës, shkruan A2.

Krasniqi deklaroi se një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën, duhet të ketë guximin të krijojë hapësirë për ndryshim brenda vetes.

Ai tha se se këtë vendim e kishte marrë më herët, por për shkak të zhvillimeve me mungesën e institucioneve ishte detyruar të priste.

“Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim më i gjatë i imi mbi atë se çka i duhet PDK-së në fazën e ardhshme. Është nevoja për të krijuar një momentum dhe një mundësi të re për familjen tonë politike. Si dikush që nuk ka pasur asnjëherë ambicie për të qenë kryeministër i vendit në zgjedhjet e ardhshme, unë konsideroj se kandidati ynë duhet të jetë edhe kryetar i partisë”.

Lexo gjithashtu:  Ikën një tjetër drejtor i rëndësishëm, ja kush e zëvendëson - FOTO

Ish-kandidati për kryeministër i PDK-së në zgjedhjet e shkurtit, Bedri Hamza, shihet si figura më e përshtatshme për të marr drejtimin e partisë: “Nëse miku im, Bedri Hamza, kandidon për të qenë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ai e ka mbështetjen time të plotë sepse besoj në lidershipin e tij dhe besoj që është figura e cila mund t’i prijë Partisë Demokratike në fazën e ardhshme”.

Lexo gjithashtu:  Kthehet në “mes të rrugës” avioni i nisur nga Londra në Tiranë

Kryetari në largim i Partisë Demokratike tha se nuk është konsultuar me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, dy ish-liderët e kësaj partie, që gjenden në Hagë për këtë vendim.

Pavarësisht se nga e marta nuk do të jetë më në krye të partisë, Krasniqi tha se do të mbetet pjesë e PDK-së dhe do të angazhohet për të larguar Albin Kurtin nga pushteti: “Unë këtu vazhdoj me qenë, edhe zyrën këtu e kam, edhe punën këtu e bëj, edhe angazhimin e kam me fitu zgjedhjet dhe me heq Albin Kurtin prej Qeverisë”.

Lexo gjithashtu:  Euro në rënie të lirë, flet eksperti

Memli Krasniqi e mori drejtimin e partisë në korrik të vitit 2021 dhe u rizgjodh në qershor të këtij viti. Ai udhëhoqi partinë në tre procese zgjedhore, dy zgjedhje lokale dhe në zgjedhjet parlamentare të shkurtit. 

Published inNews 2