Skip to content

Pas bashkëshortit, paraqitet në SPAK edhe ish-ministrja Olta Xhaçka

Është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK edhe ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se ajo është futur në SPAK pak minuta pasi i shoqi, ish-deputeti i PS Artan Gaçi u largua nga prokuroria e Posaçme.

Lexo gjithashtu:  Andi Bushati: Revolta brenda PS? Edi Rama takon me urgjencë Belinda Ballukun në Vilën 30! Plani i errët para Dimrit të Madh

Ndërkohë, pasi doli nga SPAK i pyetur nga gazetarja Hoxha se përse ishte thirrur, ai nuk bëri asnjë koment.

Gaçi dyshohet për pastrim parash. Siç raportoi më herët gazetarja Anila Hoxha, duke iu referuar burimeve pranë SPAK, hetimi është krejt i ri dhe lidhet me transferta të dyshuara parash në disa shtete.

Lexo gjithashtu:  U përplas me sekretaren e Kuvendit, ja çfarë detyre merr Elisa Spiropali

Gazetarja Hoxha, duke cituar burime pranë SPAK, raporton se hetimi ka nisur pas këqyrjes së telefonit të një shtetaseje që ka qenë bashkëpunëtore e drejtësie në një dosje tjetër.

Lexo gjithashtu:  Erjon Vishkulli jep lajmin, sfida me e madhe e jetes se tij

Aty janë gjetur komunikime për transferta monetare dhe nuk përjashtohet që në hetime të përfshihet edhe bashkëshortja e ish-deputetit, ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka./Top Channel

Published inLAJMI