Skip to content

Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

Një pacient ka humbur jetën ditën e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka rënë nga kati i tretë i godinës.

Sipas burimeve, pacienti ishte shtruar në spital pas një tentative të mëparshme për vetëvrasje, gjatë së cilës kishte pësuar fraktura dhe po merrte trajtim mjekësor.

Lexo gjithashtu:  Videot intîme në rrjet, Rozana Radi bën reagimin urgjent dhe lëshon paralajmërimin E FORTË

Ngjarja ka ndodhur gjatë qëndrimit të tij në spital, ndërsa ende nuk janë sqaruar rrethanat e plota të saj.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Në kuadër të tyre, po merren në pyetje personeli mjekësor dhe familjarët e pacientit.

Lexo gjithashtu:  Sondazhieri Zaloshnja tr*ndit Edi Ramën: Ja sa bashki do humbasë PS vetëm nga reforma territoriale që zgjodhi

Hetimet pritet të përcaktojnë se si ndodhi ngjarja dhe rrethanat në të cilat pacienti ra nga kati i tretë.

Published inLAJMI