Behxhet Pacolli i nxjerr të gjitha, zbulon emrin se kush e mashtroi për Aeroportin e Vlorës

Miliarderi dhe pronari i Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli, ka bërë një deklaratë publike ku akuzon noteren Vjollca Selimi se ka ndërmarrë veprime të kundërligjshme dhe në mënyrë të fshehtë dhe se çdo lajm që qarkullon për problematika në Aeroportin e Vlorës, janë si pasojë e saj.
Behgjet Pacolli përmes një deklarate të gjatë shprehet se noterja në Tiranë, Valbona Selimi, pretendon se palët kanë qenë të pranishme gjatë nënshkrimit të aktit të transferimit të aksioneve nga MABCO Construction SA në shoqërinë “2A”.
Por Pacolli e mohon këtë duke thënë se as ai vetë dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA, me seli në Lugano, pronare e 98% të aksioneve të cilat rrjedhin nga investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, nuk kemi qenë ndonjëherë në zyrën e saj.
