Skip to content

“Çmenduri” në Unazë në Tiranë, pajisja inteligjente e Policisë kap shoferin duke…

Policia Rrugore po vijon monitorimin e akseve kryesore në Tiranë dhe në qarqe, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore për qytetarët. Gjatë një kontrolli të kryer në Unazën Lindore, përmes mjeteve inteligjente të matjes së shpejtësisë, u regjistruan raste ekstreme, me automjete që lëviznin deri në 244 km/h.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Jep dòrhèqjen njeriu i besùar i Edi Ramës,

Autoritetet e konsiderojnë këtë një rrezik serioz për jetën e drejtuesve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit thekson: “STOP SHPEJTËSISË! Shpejtësia vret jetën!”

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës dhe sektorët e policisë në qarqe, vijon monitorimin e akseve rrugore me mjete inteligjente shpejtësimatëse.

Lexo gjithashtu:  Hoqi dorë pak orë para PRIME? Këngëtarja e famshme rrefuzon te dalë në Big Brother Vip

Në Unazën Lindore, ku kufiri i lejuar është 80 km/h, Poliscani ka regjistruar shpejtësi deri në 244 km/h – një rrezik ekstrem për jetën e drejtuesit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Respektoni rregullat e qarkullimit për të rritur sigurinë në rrugë.”

Lexo gjithashtu:  Vjen nje lajm i bujshem nga Italia lidhur me luften

Policia apelon edhe një herë për kujdes dhe përgjegjësi, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje.

Published inNews