Skip to content

Aksident i frikshëm në vend, raportohet për 6 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 12:30 në aksin Peshkopi–Maqellarë, duke përfshirë dy automjete të drejtuara nga shtetasit T.N., 65 vjeç, dhe I.H., 33 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, si edhe katër pasagjerë që udhëtonin me ta.

Lexo gjithashtu:  Del raporti tronditës! Shifrat zyrtare: Më shumë se 480 mijë shqiptarë janë ...

Te 6 personat e lenduar kane marre demitime serioze dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Lexo gjithashtu:  Kërcet arma në kryeqytet, dalin detajet e para te ngjarjes

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin T.N., 65 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu:  Shqiperia preket nga shiu ekstrem! E bujshme, ja sa zbresin temperaturat sipas sinoptikanes

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Top Channel

Published inNews