Skip to content

E frikshme! Moti i keq perfshin vendin fqinj, jepet me urgjence alarmi i kuq

Stuhi të forta dhe reshje intensive shiu kanë përfshirë pjesë të mëdha të Greqisë që nga e shtuna në mbrëmje, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë alarmin e kuq në shtatë rajone të vendit.

Moti i rëndë po shoqërohet me stuhi, erëra të fuqishme dhe rrezik për breshër në disa zona, ndërsa në zonat malore dhe në rajonet veriore gjysmë-malore parashikohen edhe reshje bore.

Lexo gjithashtu:  U mundua të merrte hak! Vëllait te boksierit të ndjerë Besar Nimani i ndodh e keqja e madhe ne burg

Zona e Athinës u prek nga vala e parë e motit të keq në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe është vendosur nën nivelin portokalli të alarmit. Sipas autoriteteve, deri tani nuk raportohet për probleme serioze.

Një valë e dytë e stuhive pritet gjatë orëve të pasdites, ndërsa sistemi i motit do të zhvendoset më pas drejt lindjes, duke prekur edhe Kretën, ku kushtet e pafavorshme pritet të zgjasin deri të hënën.

Lexo gjithashtu:  E bujshme! Sherr i madh! Mamaja kërkon urgjentisht largimin e Selin, çfarë po ndodh që Big Brother po rri ne reklama

Autoriteti i Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se alarmi i kuq është aktivizuar për shtatë rajone, duke sinjalizuar rrezik të lartë, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar.

Lexo gjithashtu:  Brikena bën deklaratën e papritur për Mateon

Mesazhe paralajmëruese urgjente përmes sistemit 112 u janë dërguar banorëve të Peloponezit, Ahaisë, Ilias, Zakynthosit, Kefalonias, Thesalisë, Imathias dhe Pierias, me kërkesë për kufizimin e lëvizjeve dhe ndjekjen e udhëzimeve zyrtare.

Meteorologët vlerësojnë se sistemi i stuhive është shumë i fortë, ndërsa përmirësimi gradual i motit pritet të nisë nga e hëna/Shqiptarja

Published inNews