Policia e Tiranës është në forca të shtuara pranë gjimnazit “Partizani” në kryeqytet. Pretendohet se forcat e rendit nuk lejojnë ata nxënës që janë të shkollë të largohen drejt protestës.
Nxënësit e kësaj shkolle ishin ndër të parët që dje bojkotuan mësimin dhe u bashkuan me të rinjtë në ditën e tretë të protestës. Edhe sot shumë shkolla dhe universitete në vend kanë bojkotuar mësimin dhe janë tubuar.
Kjo është dita e 4-t e protestës së dhunshme, teksa kërkohen kushte më të mira në shkolla dhe konvikte, si dhe largimin e kryeministrit Rama.
