Skip to content

Prekëse/ Qindra njerëz shohin të shokuar dhe në lot teksa digjet pallati 12-katësh në Tiranë

Këto pamje dramatike janë regjistruar gjatë momentit që digjej një pallat 12-katësh shumë pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Me qindra njerëz bllokuan rrugën kryesore, teksa vështronin të shokuar dhe në lot godinën e cila u përpi nga flakët në fasadën e jashtme brenda pak minutash.

Disa prej tyre duken të tronditur, ndërsa policia vendosi perimetër sigurie në mënyrë që të mos afroheshin pranë zjarrit.

Lexo gjithashtu:  E trishtë! Dhimbje e thelle, Deputeti demokrat në ZI, nderron jete njeri i zemrës

Mbi tre orë në luftë me flakët kaluan 100 forca zjarrfikëse, të ndihmuara edhe nga dy helikopterë Cougar për shuarjen e zjarrit. Nga informacionet e deritanishme, dyshohet se zjarri nisi nga katet e para në rrethana të paqarta, ndërsa u hap me shpejtësi deri në katin e 12-të.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikse arriti të evakuuojë në kohë banorët e pallatit, ndonëse pati edhe qytetarë të asfiksuar. Nje detaj i frikshem per kete pallat qe e ka vuajtur zjarrin me pare eshte se pallatit i mungonin shkallët e emergjencës, ndërsa u deshën shkallët e zjarrfikëses për të nxjerrë të moshuarit.

Lexo gjithashtu:  Donald Trump per te gjithe boten, sapo dha lajmin e madh

Mes të lënduarve ishin edhe 6 zjarrfikës, si dhe një punonjës policie, të cilët u dërguan në QSUT që ndodhet pranë pallatit ku ra zjarri.

Nga banorët e lënduar, një grua ka pësuar lëndime të shkallës së parë.
Në vendin e ngjarjes ishin edhe drejtori i policisë së Shtetit z.Skënder Hita, i cili tha se forcat Rena u aktivizuan për të hapur çdo derë të bllokuar të pallatit.

Lexo gjithashtu:  E bujshme/ Pas javësh në arrati, dorëzohet Polici i njohur! Tronditese skema që fundosi

Grupi hetimor do të përcaktojë shkakun e rënies së zjarrit në pallatin, i cili rezulton të jetë përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021, ku ishte në ndërtim e sipër.

Published inNews