Skip to content

Rama rrit taksat për apartamentet bosh dhe vilat në bregdete: Do të ketë çmim të..

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme rritjen e taksave për apartamentet bosh dhe vilat në bregdete. Në një mesazh për mediat, ai ka njoftuar përgatitjen e një pakete të re fiskale, e cila parashikon masa të reja taksimi për pronat e paluajtshme, vilat në bregdet dhe makinat luksoze

Në lidhje me këtë, ai bëri të ditur se Ministria e Financave po punon për një projekt të veçantë, me synimin për të ndryshuar sistemin aktual të taksimit. Një nga masat e paralajmëruara është vendosja e një takse për apartamentet që blihen dhe mbahen bosh, si dhe për vilat në zonat bregdetare. Në paketën e re përfshihet gjithashtu edhe rritja e çmimit të ujit që përdoret për mbushjen e pishinave.

Lexo gjithashtu:  “T’i lëmë të mb’ysin njëri-tjetrin”, Koçeku flet për Ramën dhe Veliajn: Ka nisur një skizmë brenda PS-së

“Legalizojmë evazorët digjitalë, masa për uljen e qirave. Ka ardhur koha e një sistemi të ri taksimi. Po përgatitet një projekt i veçantë nga Ministria e Financave, po punohet edhe për disa masa të reja dhe solidaritet me ata që e ndiejnë më shumë presionin nga rritja ekonomike dhe zhvillimi i shpejtë ekonomik. Një super taksë prone për ata që blejnë dhe mbajnë apartamente bosh. Një super taksë prone për vilat në bregdet dhe një çmim i shumëfishuar për ujin e pishinave, kjo shkon në këtë paketë fiskale. Do të ketë një super taksë për makina luksi”, tha Rama

Lexo gjithashtu:  Beti Njuma shp*rthen ndaj Braçes: Nuk ke as burrëri dhe as këllqe, thoshte mirë Fatos Nano që ti Erion nuk vlen as sa një lavatriçe
Published inLAJMI