Skip to content

VIDEO/ Rama fton sërish protestuesit për

Protestuesit i kanë refuzuar vazhdimit ftesat e kryeministrit Edi Rama për t’u ulur në dialog me ta, e për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Por pavarësisht kësaj, ashtu si çdo mëngjes, edhe këtë të hënë, kreu i qeverisë i ftoi sërish në bisedime. Përpara godinës së Kryeministrisë, vendosi sërish sofrën e gurtë, mbi të cilën disa letra me mbishkrimin ‘dialog’.

Lexo gjithashtu:  U nisen drejt Shqiperise, por …

“Mirëmëngjes”, ka shkruar kryeministri Rama krahas videos të publikuar në rrjetet sociale.

Që prej 13 tetorit, të rinj gjimnazistë dhe studentë dalin çdo ditë në protestë përpara Ministrisë së Arsimit. Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar mësimin. Ata thonë se do të jenë në krah të të rinjve, deri në plotësimin e kërkesës së tyre.

Lexo gjithashtu:  Detaje nga humbja e jetes se 31 vjecarit

Prej disa javësh kjo protestë është kthyer e dhunshme, ku nuk kanë munguar përplasjet me protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë sulmuar godinat shtetërore dhe jo vetëm, kanë djegur kosha mbeturinash dhe kioska, kanë gjuajtur me gurë në drejtim të policisë. Ndërkohë këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Lexo gjithashtu:  “Ja ku mblidhen dhe çfarë pritet të ndodhë nesër”, zbulohet skenari që po përgatisin studentët

Ka patur disa të plagosur, mes tyre të mitur, protestues, policë, gazetarë apo dhe kalimtarë.

Published inLAJMI